Katastrofa ekologjike në SHBA

03/06/2010 12:35

Katastrofa e krijuar nga rrjedhja e naftës së BP, ka detyruar presidentin amerikan Barack Obama të ndryshojë kurs në politikën energjitike.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kërkuar që të hiqen lehtësitë fiskale për industrinë e naftës.

Ndërkohë në Gjirin e Meksikës vazhdon përhapja e naftës që shpërtheu pas një defekti në platformat e BP-së. Njolla e zezë pritet të mbërrijë në Florida të premten.

Në ndihmë të operacioneve është vendosur edhe regjisori i Titanik, James Kamerun, në cilësinë e ekspertit të teknologjive nënujore.

Ai ka një flotë të tërë mininëndetësesh me vlerë 400 milionë dollarë dhe është i gatshëm ta vëjë në dispozicion të përpjekjeve për ndalimin e rrjedhjes së naftës.

Top Channel