Incidenti, Mazen të hënën vizitë në Turqi

03/06/2010 19:20

Presidenti palestinez Abu Mazen do të shkojë të hënën në Turqi për t’i shprehur homologut Gyl ngushëllimet për vrasjen e 8 shtetasve turq në operacionin e komandove izraelitë.

Nga Turqia, Abu Mazen do të drejtohet për në Shtetet e Bashkuara, ku do të pritet nga presidenti Barack Obama.

Mazen ka premtuar se do t’u ofrojë shtetësinë palestineze të nderit qindra aktivistëve të huaj, shumica e të cilëve turq, që morën pjesë në misionin humanitar.

Top Channel