Gjinushi: PD ka minuar cdo frymë kompromisi

03/06/2010 15:35

Kreu i social demokrat, Skënder Gjinushi ka ashpërsuar tonet duke theksuar se me qeverinë aktuale nuk mund të ketë konsensus dhe as zgjidhje të krizës politike.

“S’mund të bëjë transparencen një kuvend që nuk është transparent. Kuvendi aktual përfundimisht nuk është vendi i dialogut, por i diktatit. Këtë do ta pranojnë përfundimisht edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar”, tha Gjinushi.

Sipas tij, qeverisja aktuale ka vene nen diktat gjykatat, ka lejuar 22 shkelje kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise dhe per me teper, sipas tij, po ndryshon ne menyre te njeanshme rregulloren e tij. “Asnje opozite, aq me teper nje opozite qe perfaqeson shumicen e popullit, nuk mund te bashkepunoje ne nje kuvend qe ben ndryshime arbitrare te rregullores se vet”, shton kreu social demokrat.

Gjinushi, qe ne fillesat e perpjekjeve per konsensus, eshte shprehur mosbesues ne mundesine e kalimit te krizes politike dhe gjetjen e gjuhes se perbashket me kryeministrin Berisha.

Top Channel