Britani, debate për ekstradimin e shqiptarit

03/06/2010 16:30

Kryeministri britanik David Cameron do të shikojë personalisht të gjithë procedurën e ndjekur nga drejtsia italiane, e cila i kërkon Anglisë ekstradimin e një shqiptari të dënuar në mungesë për vrasje.

Cështja e ekstradimit të 29 vjecarit shqiptar Edmon Arapi është diskutuar gjatë seancës së djeshme parlamentare me pyetje dhe peërgjigje të kryeministrit Caremon me deputetët.

Karen Bradley, deputete e zonës Stafforshire ku jeton Arapi, e pyeti kryministrin Cameron nëse ai mund të ndërhynte në këtë proces ekstradimi.

“A është kryministri në dijeni të rastit të një banori të zonës time elektorale, i cili kërkohet të ekstradohet ne Itali ku është dënuar në mungësë? A do të shikojë kryeministri këtë cështje me urgjencë për të riparë procedurat e ekstradimit përpara se zoti Arapi të shkëputet nga familja e tij për t’u cuar në burgun italian?”. Me këto fjalë deputetetja Bradley i është drejtuar kryeministrit Cameron.

Ky i fundit tha se është i gatshëm të shikojë këtë cështje duke e biseduar me sekretaren e Brendshme të shtetit, e cila po merret me rregulloren e dëbimeve.

“Janë disa procedura ligjore të cilat duhen ndjekur”, deklaroi zoti Caremon. “Megjithatë, unë do të kontaktoj sekretaren e Brendshme dhe më pas juve e nderuara deputete”, shtoi ai.

Edmond Arapi akuzohet për vrasjen e Castillo Marcelos në tetor të vitit 2004. Ai është dënuar në vitin 2006 nga një gjykatë italiane me 16 vite burg në mungesë.

Emigranti shqiptar ka paraqitur në gjykatë një sërë provash të cilat vërtetojnë se në kohën kur ka ndodhur krimi, ai ishte duke punuar në restoration “Cafe Davide” në zonën Leek.

Gjatë ditës së djeshme të gjitha mediat britanike, përfshirë BBC, kanë publikuar historinë e Edmond Arapit duke e cilësuar atë si një gabim të drejtësisë italiane, që nuk duhet legjitimuar nga drejtësia britanike.

Top Channel