Banda e Durrësit, dëshmon babai i viktimës

03/06/2010 12:15

Dëshmitari i gjyqit kundër bandës së Durrësit, Nikolla Ongrari ka dëshmuar në seancen e sotme për vrasjen e të birit në 1999-ën.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kreun e kësaj bande, Lul Berishën.

“Më kanë thënë se djalin ma ka vrarë banda e Lul Berishës”, është shprehur Ongari.

Pas deklaratave të tij, kanë reaguar ashpër avokatët mbrojtës të të pandehurve, duke polemizuar edhe me prokurorin e çështjes, gjë që çoi në ndërprerjen e seancës.

Top Channel