Aktivistët vazhdojnë ndihmat për Gazan

03/06/2010 03:30

Dy ditë nga sulmi izraelit mbi anijet me ndihma humanitare për palestinezët e Gazas, një tjetër anije e ngarkuar me ndihma për popullsinë civile kërkon të zbarkojë në territoret palestineze.

Anija “Rachel Corrie”, emërtuar nga një aktivist amerikan i vrarë në Gaza para disa vitesh, planifikohej të mbërrintë të premten në Gaza, por si pasojë e incidentit me zbarkimi i saj u vonua.

Mjeti ka lënë Irlandën me 550 ton ndihma humanitare për Gazën, duke thyer kështu bllokadën izraelite për qytetin palestinez.

Aktivisti i “Free Gaza Movement”, Derek Graham deklaron për mediat ndërkombëtare se menjëherë sapo të kryhet shkarkimi i materialeve, anija do të riniset drejt porteve irlandeze për të mos shkaktuar incident me autoritetet izraelite.

Përkundër deklaratës së Izraelit për të bllokuar të gjitha ndihmat humanitare për palestinezët, anija “Rachel Corrie” planifkon të ankorohet e më pas të largohet prej andej.

Top Channel