Turqia: Izraeli të kërkojë falje

02/06/2010 21:35

Parlamenti turk kërkon rishikimin e marrëdhënieve me Izraelin pas incidentit me anijet e ndihmave për palestinezët e Gazës, ku mbetën të vrarë 9 persona.

Deklarata e miratuar nga deputetet turq i bën thirrje Izraelit që të kërkojë falje dhe të kompensojë familjet e viktimave.

Gjithashtu, deputetë të partisë së kryeministrit Erdogan kërkuan ngrirje të shkëmbimeve tregtare me Izraelin, të cilat kapin shifra të larta.

Ndërkohë, sot autoritetet izraelite larguan nga territori i tyre qindra aktivistë të arrestuar gjatë sulmit të komandove në anije.

Këta të fundit deklarojnë se ishin sulmuar të parët me thika dhe shkopinj, por aktivistët e kundërshtojnë këtë version, duke akuzuar forcat speciale.

Top Channel