Paul McCartney dhe muzikantët e tij janë sulmuar nga një bandë e armatosur pas një koncerti në qytetin e Meksikos.

Të gjithë kanë shpëtuar pa u lënduar pas ndërhyrjes së policisë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por episodi është bërë i ditur vetëm sot.

Ndërkohë ish-këngëtari i Beatles pritet që sot të këndojë në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një interviste për mediat amerikane, ai ka theksuar mbështetjen e tij për presidentin Barack Obama.

“Jam një fans i tij, ai është i madh, duhet të lihet i qetë, po bën një punë të madhe”, është shprehur McCartney.

Top Channel