SHBA, ndotja: Hetim të plotë

02/06/2010 01:40

Shtetet e Bashkuara kanë gati dosjen me akuza penale dhe civile kundrejt “British Petroleum”, mbi ndotjen me naftë në Gjirin Meksikan.

“Organet e drejtësisë kanë nisur një hetim penal dhe civil. Kjo është detyra jonë dhe ne nuk do të ndalemi deri në momentin kur drejtësia të jetë vendosur në vend”, është shprehur për mediat amerikane Sekretari i Departmanetit të Drejtësisë, Holder.

Sekretari tha se hetimi ka nisur javën e shkuar, por ai refuzoi të shpjegojë detaje më të hollësishmë rreth tij, duke mos dashur të publikojë akuzat mbi bazën e të cilave është ngritur proçesi kundër “BP”.

Top Channel