Rrethohet shtepia në Pezë

02/06/2010 15:30

Deputeti i Partisë Socialiste Dashamir Peza e ka cilësuar akt dhune, kërkesen e Ministrisë së Kulturës, për t’i marrë banesën e tij në fshatin Pezë.  (UPDATE)

Paraditen e së merkures, Ministria e Kultures i ka kerkuar deputetit të largohet bashkë me femijët nga banesa me pretendimin se, qeveria shqiptare ka marrë një vendim për kalimin e pronës së tij në pronësi të shtetit, për shkak se ajo është shtepi muze.

Por deputeti thekson se, shtepia ku ai banon ka qene gjithmone ne pronesi te familjes Peza prej 6 gjeneratash, dhe se toka ku ai banon i eshte kthyer nga Komisioni i Kthimit te Pronave. Peza sqaron se shtepia e tij e cila cilesohej muze eshte rrenuar qe ne vitin 1998 dhe ai mbi te ka rindertuar ne vitin 2001 nje shtepi te re.

“Ndërtesa e vjetër ka gjithnjë pronë e babait tim, e nuk është sekuestruar as nga shteti komunist. Në vitin 1998 ishte thuajse e rrënuar. Më vonë bëra një ndërtesë të re, mbi një tokë të kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Kam ndjekur të gjithë procedurat e tjera sipas ligjit”, u shpreh Peza.

Deputeti socialist sqaron se shtepia eshte hequr nga lista e shtepive muze, me urdher te ministrit te Kultures, Bujar Leskaj ne vitin 2006.

“Me një vendim të ministrit Leskaj është hequr nga lista dhe jam i sigurt se nuk ekziston asnjë provë që shteti shqiptar të mund të tregojë se kjo pronë është shtetërore”, theksoi Peza.

Deputeti theksoi se shpresonte qe i gjithe sulmi per t’i marre banesen e tij, te mos ishte ceshtje politike.

“Shpresoj që të mos ishte akt politik dhe skenar për të mbuluar vështirësitë që përballet Shqipëria në këto momente”, u shpreh Peza.

Deputeti socialist tha se 3 furgona policie i kane rrethuar atij shtepine ne mbeshtetje te specialisteve te Ministrise se Kultures.Ai cilesoi kete akt te rende qe ndodhe vetem ne kohe diktaturash.

Por ne nje reagim te saj Policia e Tiranes, me ane te zedheneses, ka sqaruar se, policia ka qene prezent ne Peze, pas kërkesës se bere nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve, por nuk kane nderhyre ne asnje moment.

E ndersa e njejta qeveri luan me dy urdhera te kundert, njeri per ta hequr dhe tjetri per ta shtuar ne listen e shtepive muze, kjo shtepi ne fshatin Peze eshte shume e njohur jo vetem per historine e saj te vjeter qe lidhet me Luften e Dyte Boterore por edhe per faktin se aty prej disa vitesh banon kryetari i opozites shqiptare Edi Rama.

Nje fakt qe le per te dyshuar se vendimi per kthimin ne muze te shtepise se konferences se 1942 nuk lidhet shume me kete fakt historik, por me historine e viteve te fundit te nje pjese te saj.

Top Channel