Rama: Berisha të zgjidhë krizën

02/06/2010 16:00

Kryesocialisti Edi Rama ka përseritur apelin për konsensus politik dhe për këtë ai ftoi kryeministrin Sali Berisha të lexojë sic duhet edhe mesazhet e forta që po vijne nga Brukseli dhe Washingtoni.(UPDATE)

“Ky njeri nuk po sillet si kryeministër i vendit, po si përfaqësuesi i një bote interesash, përfitimesh e veprimesh, të cilat bien ndesh me të mirën e përbashkët të vendit e të njerëzve të këtij vendi. Sepse në fakt ky njeri nuk i ka fituar votat e popullit për të qenë kryeministri i Shqipërisë, po i ka grabitur ato pikërisht për të ricikluar pushtetin e interesave, përfitimeve e sjelljeve që s’kanë të bëjnë me prioritetet e Shqipërisë e as me interesat e shqiptarëve”, u shpreh Rama.
 
Sipas kreut te Partise Socialiste, kryeministri nuk mund t’i faturoje opozites asnje nga deshtimet e tij te medha qe nga zvarritja ne liberalizimin e vizave tek rrenimi ekonomik i vendit. Por per Ramen, kryeministri po shkon me tej me ndryshimin e rregullores dhe votimin e hapur te dekreteve te presidentit nje levizje kjo qe eshte nje sfide e cmendur perballe qendrimit te deklaruar nga shtetet e bashkuara per kapjen e sistemit gjyqesor.

“Mesa duket e vërteta e kutive të 28 qershorit është edhe më e rëndë se sa ç’e parashohim ne, dhe frika e Berishës nga e vërteta e tmerrshme që ai fsheh në kuti është aq e madhe sa e shtyn kryeministrin tonë përditë e më thellë drejt qorrsokakut ku po e merr me vete vendin”, theksoi Rama.

 Lideri i opozites i beri thirrje kryeministrit t’i hape rruge transparences se zgjedhjeve sic tha ai sa s eshte ende vone.

“Për të mbajtur kutitë të mbyllura Sali Berishës i duhet të kapet si mace në xham pas vendimesh gjykatash që nuk ekzistojnë dhe argumentesh ligjorë që nuk rrinë një sekondë në këmbë. Dhe mbi kutitë e mbyllura të një krimi elektoral, që në fakt po del ditë-ditës në pah, pikërisht, sepse Sali Berisha është gati të sakrifikojë edhe liberalizimin e vizave vetëm që kutitë të mos hapen. Kryeministri i pavotuar i Shqipërisë po shkel përditë Kushtetutën e po hedh përditë hapa në drejtim të kundërt me integrimin e vendit duke thelluar krizën e demokracisë, drejtësisë, ekonomisë”, theksoi Rama.

Sipas Rames kryeministri duhet te heqe dore nga cmendurite aktuale t’i hape rruge hetimit , te mos tentoje te kontrrolloje dekretatet e presidentit me votime te hapura dhe me kuti te mbyllura per popullin qe kerkon transparence.

Top Channel