Rama: Berisha, të hapë rrugën e transparencës

02/06/2010 13:20

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i kërkoi kryeministrit Sali Berisha që të hapë sa nuk është vonë rrugën e transparencës, pasi vendi po shkon në drejtim të kundërt me proceset integruese.

Duke folur në një konferencë për mediat, nga selia e PS-së, Rama theksoi se kryeministri po vepron vetëm për interesat e tij personale duke thelluar krizën në ekonomi, politike dhe drejtësi.

“U bënë disa ditë me radhë që Shqipëria po dëgjon mesazhe të forta nga ndërkombëtarët. Berisha, që nuk i ka fituar, por i ka grabitur votat e shqiptarëve për të qëndruar në pushtet, kujton se dështimet e mëdha do t’ia faturojë opozitës”, u shpreh Rama.

Top Channel