OKB, Këshilli i të Drejtave: Hetim Izraelit

02/06/2010 17:30

Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar një mision të posacëm ndërkombëtar për të hetuar mbi sulmin e komandove izraelitë në anijen me ndihma.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave kërkesa në fjalë është miratuar sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërkohë, sot autoritetet izraelite liruan të gjithë aktivistët që u arrestuan gjatë sulmit të forcave speciale, të cilët do të dëbohen nga vendi.

Top Channel