Obama: Ndihmë Gazas pa cënuar Izraelin

02/06/2010 04:45

Presidenti amerikan, Barak Obama pas incidentit të së hënës ka kërkuar që ndihma ndaj palestinezëve në Gaza të vazhdojë në një formë tjetër që nuk cënon sigurinë e shtetit të Izraelit.

“Është e rëndësishme që të gjehen rrugë dhe mënyra për të furnizuar me ndihma humanitare popullsinë e Gazas pa vendosur në rrezik sigurinë e Izraelit”, është shpreh Obama gjatë një bisede telefonike pasditen e djeshme me kryeministrin turk, Reçep Taip Erdogan.

Mësohet se Obama i ka shprehur Erdoganit nevojën e gjetjes së një formule praktike që do të pasonte lindjen e Shtetit palestinez.

Top Channel