Obama: BP do mbajë përgjegjësi

02/06/2010 10:45

Ndërsa në terren situata po përkeqësohet pasi pusi i naftës në Louisiana nuk është mbyllur ende, presidenti amerikan, Barak Obama ashpërson tonet ndaj kompanisë British Petroleum, e cila menaxhon situatën në terren.

Në përfundim të takimit me anëtarët e komisionit të hetimit, Bob Graham e William Reilly, Obama theksoi se BP do përgjigjet për gjithcka. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë ka bërë me dije se ndaj BP është bërë një padi civile dhe penale. “Do vazhdoj të bëj me përgjëgjësi British Petroleum për të gjitha humbjet ekonomike që kanë pësuar njerëzit e rajonit”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Obama nenvizoi gjithashtu nevojën për ndryshimin e ligjit dhe pohoi se administrata e tij do ndëshkojë të gjithë ata që kanë shkaktuar këtë katastrofe me përmasa të papara për SHBA-në. BP bën me dije se shpreson që brenda 24 orëve të përfundojë tapën që do bllokojë pusin e care. “Nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, shpresojmë që të ulim rrjedhjet”, tha një funksionar i kompanisë.  

Top Channel