Netanyahu: Anija ishte flotë terroriste

02/06/2010 21:50

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka deklaruar se anija që u ndalua nga komandot izraelitë në det nuk ishte një “anije e dashurisë”, por një flotë terroriste.

“Do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët tanë, është e drejta jonë dhe është detyra jonë”, ka pohuar kreu i qeverisë izraelite.

Ai ka konfirmuar se blloku në Gaza do të vazhdojë të mbahet edhe në të ardhmen, pavarësisht sulmit “hipokrit” të ndërkombëtarëve ndaj Izraelit.

Top Channel