Ndryshimet, Ruci: PD po shkel rregulloren

02/06/2010 19:55

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, ku ka shprehur indinjatën e tij për tentativat e mazhorancës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit.

Në letër, Ruci i ka cilësuar si joligjore veprimet e mazhorancës, të cilat sipas tij po ndërmerren pa u konsultuar me grupet e tjera parlamentare.

“Shprehim indinjatën dhe shqetësimin tonë për veprimet tuaja si kryeparlamentare. Ju po shkelni cdo rregull të funksionimit të jetës demokratike në Kuvend. Ju po ndryshoni rregulloren e Kuvendit pa konsensus dhe në mënyrë antiligjore”, është shprehur Ruci.

Top Channel