Nafta, Obama: gabim njerëzor ose “shortcut”

02/06/2010 19:20

Presidenti amerikan Barack Obama i është rikthyer deklaratave për katastrofën ekologjike të shkaktuar nga nafta në Gjirin e Meksikës.

“Batiza e zezë në Gjirin e Meksikës mund të jetë rezultat i një gabimi njerëzor, ose rezultat i një “shortcut-i” nga ana e koorporatave”, ka deklaruar Obama, gjatë një fjalimi në Pitsburg.

Njolla e zezë e shkaktuar nga derdhja e naftës sa vjen e zgjerohet, duke kërcënuar së fundmi edhe brigjet e Alabamës.

Disa herë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se kompania menaxhuese “British Petroleum” do të mbajë përgjegjësi për katastrofën.

Top Channel