Moratinos e Fyle: Ju mbështesim

02/06/2010 16:15

Është mbyllur në Sarajevë takimi i nivelit te larte mes BE-se dhe Ballkanit Perendimor.

Takimi ka perfunduar me nje Konference te perbashket shtypi te ministrit te Jashtem spanjoll Moratinos dhe Komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle.

Ky i fundit sqaroi se përsa i takon liberalizimit të vizave me Shqipërinë, udhërrëfyesi ishte i qartë, rregullat e lojës nuk kanë ndryshuar dhe nuk janë shtuar kritere shtesë.

I pyetur nëse kriza politike do të ndikojë në këtë proces, Fyle theksoi se liderët politikë në Shqipëri duhet të jenë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje, përpara se Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian të marrin në konsideratë vlerësimin për Shqipërinë.

Ndërkohë kryediplomati spanjoll Moratinos theksoi se kur Komisioni Evropian hap dritën jeshile për një procedurë nuk ka ndodhur kurrë që PE dhe Këshilli Evropian të dalin kundër.

Top Channel