Meta: Zgjidhja, sa më parë

02/06/2010 15:15

Ministri i Jashtën, Ilir Meta ka dhënë nga Sarajeva një deklaratë, ku për herë të parë shprehet për nevojën e një afati për zgjidhjen e krizës politike.

“Të gjithë instrumentat janë aty. Partitë duhet të mendojnë me shumë vullnet pozitiv. Duhet më shumë respekt për të gjithë institucionet kushtetuese dhe për të gjithë ata aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë që kanë qenë të interesuar për dialogun dhe zgjidhjen kontruktive, të kësaj situate që është absurde”, u shpreh Meta.

Zoti Meta u shpreh se vazhdimi i situatës do te kete pasoja negative per statusin e vendit kandidat, por le të kuptohet edhe ceshtjen e vizave dhe zhgenjimin e partnereve nderkombetare.

“Në ditët e ardhshme shpresoj që të këtë përpjekje të palodhura pozitive. T’i largohemi retorikës që nuk afrojnë drejt zgjidhjes. Kjo situatë nuk është e këndshme dhe Shqipëria mund të marrë një ndëshkim të pamerituar”, theksoi Meta.

Top Channel