Ligjërohet shitja e hotel “Dajtit”

02/06/2010 08:00

Zyrtarisht ish-hotel “Dajti” bëhet pronë e Bankës së Shqipërisë.

Objekti me vlera historike, ndërtuar nga italianët në kohë pushtimi, i është shitur BSH-së për 30 milionë euro nga qeveria me një vendim të posaçëm rreh dy javë më parë. VKM-ja ka hyrë dje në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Drejtues të bankës e konsiderojnë blerjen e hotel “Dajtit” një operacion që rrit kapitalin e BSH-së dhe zgjerimin e kapacitetit drejt integrimit në sistemin bankar europian. Shitja e hotelit solli debate të mëdha në vend, ku opozita akuzoi direkt guvernatorin si bashkëpunëtor të Kryeministrit në financimin e qeverisë në kushtet e mungesës së të ardhurave.

Top Channel