Lejk Distrikt, 5 të vdekur e 25 të plagosur

02/06/2010 19:25

Tërbimi i taksistit 52 vjecar Derrick Bird, i cili hapi zjarr si i cmendur në Lejk Distrikt të Anglisë, ka shkaktuar deri në këtë moment pesë të vdekur dhe 25 të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, të cilat iu referohen burimeve policore lokale.

Pasi hapi zjarr nga makina e tij në zonën Uajthevën, Bird u largua në këmbë për t’u gjetur më pas i vdekur nga policia në qytezën e Butit.

Top Channel