Lac, nga sherri banal në shkëmbim zjarri

02/06/2010 09:15

Katër persona janë plagosur në mbremje në Lac si pasojë e shkëmbimit të zjarrit midis dy personave, Paulin Prendi dhe Dod Kolici.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 kur pas një grindjeje të nisur nga bashkëshoretet e dy shtetasve të sipërpërmendur, të cilat tregëtojnë ne tregun e Lacit, ka vijuar më pas nga burrat që nga fjalët kanë kaluar tek armët e zjarrit.

Pas shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur Dode Kolici, bashkëshortja dhe djali i Paulin Prendit, Liliana dhe Mikel Prendi si dhe një qytetare e rastësishme, Fitnete Osmani.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa policia ka bërë edhe ndalimin e shtetasit Paulin Prendi, njërit prej personave që qëlloi me armë zjarri. Ngjarja ka tronditur qytetarët e Lacit, por edhe pelegrinët e shumtë të cilët i ishin drejtuar kishës së Shen Ndoit për të marten e radhës të pelegrinazhit.

Top Channel