Kubë, masa lehtësuese për disidentët

02/06/2010 02:35

Qeveria kubaneze ka nisur proçedurat e lehtësimit të dënimit për të burgosurit politikë në vend.

Kështu në një vendim të ri publikuar prej autoriteteve të Havanës është rënë dakort për trasnferimin e të gjithë të burgosurve politikë në institutet e izolimit më pranë familjeve të tyre për t’u dhënë mundësinë të takohen më shpesh më të afërmit.

Sipas medias vendase, vendimi, i konfirmuar edhe prej familjarëve të disidentëve, është marrë pas një marrëveshjë mes qeverisë dhe Kishës Katolike kubaneze.

Top Channel