Izraeli largon 250 aktivistë të ndaluar

02/06/2010 08:50

Izraeli ka detyruar të largohen nga vendi 300 nga 650 aktivistët e arrestuar pas aksionit të flotës ushtarake në afërsi të Gazas.

Lajmin e bëri të ditur një radio ushtarake izraelite, sipas së cilës, 120 prej tyre, shumica e të cilëve janë algjerianë e indonezianë do kalojnë nga kufiri me Jordaninë.

Ndërkohë, 60 turq janë në aeroportin e Ben Gurion të Tel Avivit, ndërsa 70 prej tyre po udhëtojnë nga burgu për në aeroportin e Barshevas.    

Top Channel