Izraeli: Bllokimi i Gazas do të vazhdojë

02/06/2010 02:10

Pavarësisht presioneve ndërkombëtare dhe sulmit më të fundit mbi flotën me ndihma humanitare në ujërat ndërkombëtare, që pasoi me reaksione diplomatike, Izraeli këmbëngul se bllokimi i Gazës do të vazhdojë.

Në përfundim të Këshillit të Sigurisë së shtetit hebre, këshill ky i drejtuar nga kryeministri Netanjahu, u vendos vazhdimi i bllokadës së vendosur ndaj palestinezëve në Rripin e Gazas.

Për Këshillin e gjithë ngjarja e ditës së hënë ishte shkak i një provokimi të ardhur prej aktivistëve propalestinezë dhe përgjegjësia mbi vdekjen e 9 aktivistëve duhet të bjerë mbi “shpatullat” e personave të cilët ndërmorën veprime të dhunshme, që vunë në rrezik jetën e ushtarëve izraelitë.

Top Channel