Izrael, lirohen të gjithë aktivistët

02/06/2010 16:45

Janë liruar të gjithë aktivistët e huaj të anijes me ndihma që u sulmua nga marina izraelite natën mes së dielës dhe të henës.

Ata ishin dërguar të gjithë në burgun e Ber Shevës. Megjithatë, lirimi i tyre nuk do të thotë liri lëvizjeje në Izrael.

Për disa kanë nisur procedurat e dëbimit, pa kontakte të jashtme dhe nën mbikëqyrjen e policisë izraelite, e cila do tërhiqet kur aktivistët të kenë hipur në avion ose do jenë larguar në rrugë tokësore.

Top Channel