Izrael, 3 maqedonasit presin ekstradimin

02/06/2010 15:45

Tre shtetasit maqedonas që ndodheshin në bordin e anijes me ndihma për palestinezët e Gazës që u sulmua nga Izraeli, janë liruar nga burgu dhe janë në pritje të ekstradimit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat iu referohen familjarëve të Jasmin Rexhepit, Sami Eminit dhe Sead Ramadanit.

Sipas burimeve, ata janë liruar nga burgu mëngjesin e sotëm pas ndërhyrjes së ambasadorit maqedonas në Izrael, prej nga do të dërgohen në Turqi ose Jordani, për të arritur më pas në atdhe.

Fillimisht u tha se ekstradimi i tyre do të bëhej ditën e djeshme, por nuk dihen motivet përse ky vendim është shtyrë.

Top Channel