Gjyqi ndaj Kristos, shtyhet seanca

02/06/2010 15:20

Në gjykatën e Durrësit është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Artan Kristo i njohur dhe me emrin Muhamed Abdullah Al Albani, ndërsa prokurori i cështjes ka deklaruar se videot me thirrjet për xhihad vazhdojnë të shpërndahen online ndonëse është kërkuar bllokimi i tyre.

Trupi gjykues vendosi te marre kohe per te shqyrtuar pretendimet e te dyja paleve ne lidhje me kerkesen per pavlefshmeri te akteve proceduriale te hetimit te kryera nga prokuroria e Tiranes.

Ne seancen e sotme akuza ka kerkuar nga gjykata mos pranimin e kerkeses se bere nga avokati mbrojtes i klerikut musliman si te pabazuar dhe te bere jashte kufirit kohor te percaktuar ne ligj.

Mbrojtja pretendon se prokuroria e Tiranes nuk e ka kompetencen tokesore per hetimin e klientit te saj dhe per kete ia percolli ceshtjen organit te akuzes durrsake e cila e ka bazuar hetimin kryesisht ne veprimet hetimore te bera nga prokuroria e kryeqytetit.

Ndonese ky fakt nuk eshte kundershtuar me pare nga mbrojtja dhe i pandehuri, ndryshimi i avokatit i ka dhene nje tjeter drejtim procesit te gjykimit dhe provave mbi te cilat mbeshtetet akuza.

Top Channel