Gjermani, bomba e Luftës së II Botërore vret 3 persona

02/06/2010 03:20

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore u rikujtuan mbrëmjen e së martës në Gjermani.

Vetëm pak momente para se autoritetet gjermane të ndërhynin për të çmontuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore ajo ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Gotingas në Sasoninë e Poshtme. Nga shpërthimi 3 persona kanë gjetur vdekjen dhe 6 të tjerë janë plagosur lehtë.

Bomba prej 500 kilogramësh ka shpërthyer papritur vetëm pak çaste nga mbërritja e specialistëve të ushtrisë gjermane. Mijëra persona ishin evakuuar më parë nga zona e shpërthimit.

Top Channel