Fajon: Vizat, vendim politik

02/06/2010 15:40

Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon është rizgjedhur raportuese për vizat në respekt të rregullores së Parlamentit Europian.

Puna e saj nis me perpilimin e raportit mbi Shqipërine e Bosnjën pas marrjes së rekomandimit të Komisionit.

“Pas draftit, sipas traktatit te Lisbones, duhet te presim per opinionin e parlamenteve nacionale te 27 vendeve anëtare, qe kane 8 jave kohe per te reaguar. Ne do te ndjekim proceduren e rregullt, ate te thjeshte: Komiteti i Jashtem duhet te shprehe opinionin e tij cfare do te debatohet ne Komitetin per Ceshtjet e Brendshme, Lirise e Sigurise. Pas drites se gjelber nga ky Komitet, ceshtja i kalon per votim Parlamentit, qe sic e thashe, ka shume gjasa qe te votohet ne seancen plenare te shtatorit ose tetorit”, tha Fajon.

Fajon sqaron se procesi per heqjen e vizave bazohet ne permbushjen e kritereve teknike, por nenvizon se vendimmarrja eshte politike.

“Eshte proces i paster teknik, si per Komisionin dhe per Parlamentin Europian dhe Shqiperia ka punuar e po vazhdon te punoje per te plotesuar te gjitha kriteret. Por, ne anen tjeter duhet te tregohemi realist, eshte gjithashtu vendim politik e situata aktuale ne Shqiperi nuk ndihmon, pasi vendet anëtare nuk do te duan qe nje vend te perparoje shpejt ne integrimin europian e ne procesin e liberalizimit te vizave, nese Shqiperia nuk eshte politikisht vend i qendrueshem.Une nxis te gjitha partite e perfshira per nje zgjidhje, sepse keshtu  do te ishte me e lehte per te gjithe ne kur behet fjale per liberalizimin e vizave. Kjo natyrisht qe mund te sjelle komplikime edhe brenda Parlamentit Europian, sepse ka vende anëtare qe mund te kene rezerva e po keshtu dhe antare te Parlamentit, cfare sigurisht mund te vonoje procesin.Ndaj shpresoj qe Shqiperia do ta zgjidhe kete situate sa me shpejt, sepse mund te demtoje procesin dhe une pres qe disa eurodeputete mund te kerkojne pyetje shtese, nese kjo situate nuk do te zgjidhej shpejt”, thekson Fajon.

Burime diplomatike nga vendet anëtare rrefyen per Top Channel se Ministrat e Brendshem Europian ka me shume gjasa ta shqyrtoje ceshtjen e liberalizimit te vizave me Shqiperine e Bosnjen ne mbledhjen e muajit nentor.

Ne rast te nje vendimi pozitiv, kjo do te mundesonte levizjen e lire ne vendet ‘Schengen’ te shqiptareve te pajisur me pasaporta biometrike, 20 dite pas publikimit te ketij vendimi ne fletoren zyrtare europiane. Por, te njejtat burime nuk perjashtojne as skenarin e perfolur nje vit me pare edhe per 3 vendet e tjera te rajonit, per percaktimin e muajit janar 2011 si kohe per hyrjen ne fuqi te heqjes se regjimit te vizave.

Top Channel