Durrës-Berat, protesta dhe dhurata për 1 Qershorin

02/06/2010 08:20

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në Durrës dhe Berat.

Në qytetin bregdetar festa është shoqëruar me protesta të organizuara nga shoqata që veprojnë në periferi të qytetit. Fëmijë nga fshatrat dhe qyteti, me prejardhje të ndryshme sociale dhe race, kanë qenë së bashku duke festuar e ngritur zërin për atë që i shqetëson.

Kështu, fëmijët e Spitallës dhe Porto Romanos kanë rikërkuar ngritjen e një shkolle të mesme që mungon në zonë. Ndërsa sheshi kryesor i qytetit është shndërruar në “parkun e ëndrrave të fëmijëve”, duke u lënë hapësirë të vegjëlve të shprehin talentet dhe mendimet e tyre, si dhe të plotësojnë disa nga dëshirat që kanë përmes lojërave, vizatimeve, garave me biçikleta, paradave me kostumet e personazheve më të dashura të filmave vizatimorë, fotove me to dhe interpretimeve.

Në aktivitet morën pjesë dhe fëmijë të qendrave komunitare të Elbasanit dhe Burrelit. Ndërkohë në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, dega e Kryqit të Kuq Berat ka shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Top Channel