Berisha përuron rrugën e Luzit

02/06/2010 17:40

Kryeministri Berisha përuroi përfundimin e fazës së dytë të rrugës së bregdetit që lidh Spillenë me Kavajën, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 300 milionë lekë.

Kjo rrugë është e gjatë 15 km dhe e gjerë 7,5 metra, e pajisur në të dyja anët me trotuare dhe ndriçim.

Gjatë takimit me banorë të Luzit, kryeministri e vlerësoi rrugën si një mbështetje të fuqishme të turizmit të Kavajës dhe u shpreh se me investimet  e realizuara, infrastruktura  e fshatrave të bregdetit bëhet një ndër infrastrukturat më moderne.

Shefi i qeverisë u angazhua që brenda vitit 2010 të përfundojnë së asfaltuari të gjitha rrugët që zbresin drejt detit.

Kryeministri Berisha tha se qeveria ka si moto të sajën që kombi t’i ketë sytë nga deti dhe po punon për ta bërë këtë realitet.

Top Channel