Angli, 52 vjecari i cmendur vret 12 persona

02/06/2010 20:15

12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 25 të tjerë të plagosur nga një person i armatosur që qëlloi me armë zjarri në mes të turmës në perëndim të Kumbrias, në Angli.

Një trup që mendohet se i përket autorit të krimit, 52 vjecarit Derrick Bird, një taksist, është gjetur pak momente pas të shtënave nga policia në qytezën e Butit.

Vrasjet e para ndodhën në Uajthevën, kur Bird qëlloi për herë të parë para se të largohej për në jug ku ka qëlluar sërish.

Një dëshmitar tha për BBC se 52 vjecari hapi zjarr duke nxjerrë armën tek dritarja e makinës së tij, e cila ishte në lëvizje.

Top Channel