Aksidenti Kazinskit, piloti u paralajmërua 8 herë

02/06/2010 04:00

Piloti i avionit presidencial polak, të rrëzuar në muajin prill ku gjeti vdekjen presidenti Polonisë, Leh Kazinski bashkë me 100 persona të tjerë u paralajmërua 8 herë brenda 30 sekondave nga një sistëm automatik i pikasjes së rreziqeve.

Ky është rezultati i transkriptimi i publikuar prej autoriteteve polake, sipas të cilave një sistem automatik i paralajmërimit ka është aktivizuar 8 herë brenda 30 sekondave, pak çaste para se Tupolev-154 të rrëzohej në Rusinë Perëndimore.

Në aksidentin e 10 prillit vdiq presidenti Leh Kazinski, gruaja e tij, zyrtarë të lartë të ushtrisë polake, kreu i Bankës Kombëtare polake dhe figura të njohura të politikës së Polonisë.

Top Channel