Turqia i kërkon SHBA-ve dënimin e sulmit

01/06/2010 18:10

Turqia i ka kërkuar formalisht SHBA-ve dënimin e sulmit të Izraelit ndaj “Flotiljes së lirisë”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu që sot ka takuar sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Duhet të jem i sinqertë, nuk jam shumë i kënaqur me deklaratën e djeshme të Uashingtonit. Presim një dënim të qartë”, është shprehur Davutoglu përpara takimit.

Top Channel