Turqi, 22 në pranga për grusht shteti

01/06/2010 13:25

Ish-ministri turk i Drejtësisë, Seyfi Oktay dhe 22 persona të tjerë janë arrestuar në Turqi për shkak të organizimit të një grushti shteti.

Operacioni i gjerë i policisë ishte pjesë e hetimit mbi Ergenekon, një organizatë sekrete nacionaliste që ka tentuar të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Erdogan.

Agjencitë turke të lajmeve bëjnë gjithashtu të ditur se forcat e policisë kanë kontrolluar gjatë operacionit 15 banesa në Ankara dhe Stamboll.

Tentativat për grusht shteti në Turqi janë bërë më të shpeshta, vetëm pak kohë më parë u arrestuan disa dhjetra persona, mes të cilëve edhe ish-krerë të lartë të ushtrisë.

Top Channel