Turqi, 16 të vrarë në luftimet me kurdët

01/06/2010 11:40

16 persona kanë mbetur të vrarë në luftimet mes forcave turke të sigurisë dhe rebelëve kurdë në jug-lindje të Turqisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime ushtarake, sipas të cilave viktimat janë 12 rebelë, 1 ushtar dhe tre anëtarë të milicisë aleate me qeverinë.

Luftimet filluan gjatë natës në provincën Siirt, ku rebelët sulmuan një njësi ushtarake, saktësojnë burimet.

Luftimet në jug-lindje të Turqisë rifilluan në fillim të qershorit, kur rebelët kurdë i dhanë fund armëpushimit 1 vjecar.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit nisi fushatën e saj kundër qeverisë turke në vitin 1984 dhe vazhdon të luftojë për autonominë e zonës kurde që ndodhet në jug-lindje të Turqisë.

Top Channel