Tiranë, arrestohen dy mjekë të maternitetit

01/06/2010 20:00

Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy mjekë të maternitetit “Mbretëresha Xheraldinë” në Tiranë.

Gjatë një komunikimi për shtyp, zëdhënësja e policisë së qarkut Tiranë, tha se dy mjekët, Janaq Kasapi, 54 vjeç, mjek kirurg dhe Arti Qosja, 38 vjeç, mjek reanimator.

Ndalimi i tyre u bë për shkak se, për çdo operacion të kryer për lindjen e një fëmije merrnin si rryshfet shuma prej 500 mijë lekësh.

Për shkak të mos rrezikshmërisë së tyre për shoqërinë, Gjykata e Tiranës, caktoi për ta masën e sigurimit garanci pasurore.

Dy mjekët akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksionë publike.

Policia pas denoncimeve të marra arriti të mbledhë prova për të vërtetuar aktet e tyre korruptive.

Top Channel