Rusi-BE: Hetim sulmit izraelit

01/06/2010 13:45

Moska dhe Brukseli kanë kërkuar një hetim të plotë dhe objektiv mbi sulmin izraelit ndaj anijes me ndihma humanitare për palestinezët e Gazës.

Kërkesa është paraqitur nga shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton dhe shefi i diplomacisë ruse, Serghei Lavrov.

Dy kryediplomatët i kanë kërkuar Izraelit që të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Ndërkohë, sulmi izraelit është dënuar edhe nga kryeministri i ri britanik, David Cameron, i cili e ka cilësuar atë si “të papranueshëm”.

Top Channel