Partia Socialiste e cilësoi si të paaftë dhe mashtrues kryeministrin Berisha duke theksuar përmes deputetit Erjon Brace se ai po e thellon në menyrë të pandalshme krizën ekonomike edhe për shkak të rritjes marramendese të borxhit publik.
Sipas socialistit kryeministri duhet ende të sqarojë sesi do të paguajë shifrën që sipas tij ka nivelin e 634 miliardë lekëve. “Përtej numrave zyrtarë të raportuar deri më tani, kryeministri vijon të flasë për bollëk dhe mirëqënie, për politika sociale dhe vecanërisht për kujdes ndaj të varfërve”, u shpreh Brace. Nje tjeter pike ne te cilen zoti Brace u ndal per te akuzuar kryeministrin Berisha ishte edhe vendimi per kompensimin e rritjes se cmimit te energjise elektrike. Sipas deputetit te PS-së ky eshte nje tjeter mashtrim i kryeministrit.
Top Channel