Rama: Më shumë mjedise argëtimi për fëmijët
01/06/2010 17:20
Kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama,i ka uruar të gjithë fëmijët për festën e tyre dhe u ka premtuar se do të kenë më shumë kënde lojrash për t’u zbavitur.
“Dëshiroj që t’i bëj me dije të gjithëve se kënde lojërash si ky që po përurojmë sot në këtë park, do të ndërtojmë edhe në hapësira të tjera publike për komunitetet e kryeqytetit, në mënyrë që fëmijët të mund të kalojnë së bashku disa orë me gjyshërit dhe prindërit e tyre”, u shpreh Rama. Kryebashkiaku e bëri këte deklarate gjate inaugurimit te kendit te lojrave ne bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Top Channel