Papunësia, rekord i ri në eurozonë

01/06/2010 13:00

Papunësia në vendet anëtare të eurozonës ka arritur një tjetër rekord, duke u ngjitur në 10.1 përqind në muajin prill.

Lajmin e ka bërë të ditur enti europian i statistikave, EUROSTAT, sipas të cilit në muajin mars, shifra në fjalë kishte qenë vetëm 10 përqind.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për nivelin më të lartë të regjistruar që prej gushtit të vitit 1998. Në të gjithë BE-në, papunësia vërtitet rreth shifrës 9.7%.

Top Channel