OBSH aprovon rezolutën për hepatitin

01/06/2010 16:20

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar rezolutën e parë mbi hepatitin, për zhvillimin e një sistemi bashkëpunues mes shteteve në luftën me sëmundjen.

Rezoluta njeh nevojën për të uniformizuar përpjekjet kolektive për të përmirësuar parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe nivelin e informacionit mbi hepatitin.

Në botë 500 milionë persona, rreth 1 në 12, janë prekur nga virusi i hepatitit B ose C, një numër pacientësh 10 herë më i madh se i atyre të prekur me HIV.

Top Channel