Njolla e zezë, Obama: Fajtorët në gjyq

01/06/2010 19:05

“Nëse është e nevojshme do të çojmë në gjyq të gjithë përgjegjësit e njollës së zezë”. Kështu është shprehur në Uashington presidenti amerikan, Barack Obama.

Pasi ka takuar dy bashkëpresidentët e komisionit hetimor të sapongritur mbi njollën e zezë, Obama ka deklaruar se BP do te jetë përgjëgjëse për të gjitha humbjet e shkaktuara.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka cilësuar rrjelljen e naftës si “katastrofa më e madhe ambjentale e këtij lloji e historisë sonë”.

Top Channel