NATO-ja Izraelit: Të lirohen të burgosurit

01/06/2010 17:25

NATO-ja i kërkon Izraelit të lirojë menjëherë civilët e arrestuar në sulmin ndaj flotiljes që transportonte ndihma humanitare në Gaza.

Në një komunikatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore dhe dënon aktet që çuan në tragjendinë.

“I shtoj emrin tim thirrjeve të OKB-së dhe BE-së për një hetim të menjëhershëm, të paanshëm, të besueshëm dhe transparent mbi incidentin”, përfundon Rasmussen.

Top Channel