Laç, sherr me armë zjarri, katër të plagosur

01/06/2010 20:45

Katër persona janë plagosur me armë zjarri në qytetin e Laçit. Policia ka arrestuar 44 vjeçarin Paulin Prendi si një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Ai është konfliktuar me armë zjarri me shtetasin Dodë Kolici, pas një sherri mes grave të tyre në tregun e qytetit.

Të plagosurit janë Dodë Kolici, Liljana Prendi dhe djali i saj Mikel Prendi, si dhe një kalimtare e rastit, Fitnete Osmani.

Ata ndodhen në spitalin rajonal ku po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërkohë forcat e rendit kanë filluar hetimet për zbardhjen e krimit.

Top Channel