Izraeli: Jo më anije me ndihma për Gazën

01/06/2010 08:00

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka deklaruar se do t’i ndalohet hyrja në Gaza cdo anijeje të re me ndihma për popullin palestinez.

Ndërkohë, në Pallatin e Qelqtë të OKB-së është mbledhur Këshilli i Sigurimit, i thirrur dje me urgjencë për të hedhur dritë mbi sulmin izraelit.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare, të mbledhur prej 12 orësh, po punojnë për hartimin e një projekt/rezolute.

Janë 480 aktivistët e anijes me ndihma të arrestuar nga komandot izraelitë gjatë sulmit të ditës së djeshme, ndërkohë që 48 të tjerë do të përjashtohen.

45 persona të tjerë, shumica e të cilëve me origjinë turke, janë të shtruar në spital, bashkë me 6 ushtarë izraelitë.

Top Channel