Izrael, ekstradohen sot 3 maqedonasit

01/06/2010 12:00

Tre shtetasit maqedonas që ishin pjesë e aktivistëve humanitarë në anijen që u sulmua nga Izraeli pritet të ekstradohen sot nga autoritetet izraelite.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, të cilat u referohen burimeve pranë Ministrisë së Jashtme në Shkup.

Sipas këtyre të fundit, shtetasit Jasmin Rexhepi, Sali Emini dhe Saed Hasipi do t’iu dorëzohen diplomatëve të ambasadës maqedonase, e cila më pas do t’i kthejë në vendin e tyre.

Burimet bënë gjithashtu të ditur se personat në fjalë janë në gjëndje të mirë shëndetësore.

Pritet që në vendin e tij të kthehet edhe shtetasi kosovar, Fuad Ramiqi, i cili ndodhej gjithashtu në anijen e sulmuar nga komandot izraelitë.

Top Channel