Iran, në Bruksel pothuajse sherr për Mottaki-n

01/06/2010 17:05

Ministri i Jashtëm iranian, Mottaki ka mbërritur në Parlamentin Europian dhe pothuajse ka pasur sherr mes truprojeve të tij dhe disa deputetëve të PE-së.

Deputetët ishin duke pritur mbërritjen e Mottaki-t jashtë godinës, duke treguar fotot e viktimave të përleshjeve që kanë ndodhur në Teheran vitin e shkuar.

Truprojet e Mottaki kanë shtyrë eurodeputetët që u detyruan të ecnin pas.

Top Channel